Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel u tregua shumë pak entuziast nga fjalimi i së premtes i kryeministres britanike, Theresa May për procesin e Brexit duke thënë se përpjekja e saj për të shpjeguar planin e Londrës për largimin nga Bashkimi Evropian ishte zhgënjyes.
“Koha e përcaktuar për britanikët po i afrohet fundit”, tha Gabrielnë Volfenbytel, në Saksoninë e Poshtme.
Duke përforcuar edhe pretendimet e liderëve të tjerë të BE-së, Gabriel tha se Londra i detyrohet bllokut nga 60 deri në 100 miliardë euro pas largimit.
“Qeveria britanike ka refuzuar deri tani të bëjë një deklaratë për këtë dhe kjo është një gjë e hidhur”, theksoi ai./b.d