Fëmijët e tyre po luanin futboll për dy ekipe të ndryshme, ndërsa baballarët e tyre, njëri shqiptar (Emini 51 vjeç) dhe tjetri serb (Ivica, 48 vjeç) kanë sulmuar njëri tjetrin me thika.
Kjo ka ndodhur në Hamburg, në muajin prill të këtij viti, ku dy të rinjtë luanin për ekipet e juniorëve të klubeve të tyre respektive, shkruan bild.de.
Sot, para trupit gjykues ka qëndruar Emin R., i cili duhet të përgjigjet për tentativë vrasjeje dhe plagosje.
Kosovari, baba i dy fëmijëve, sipas prokurorisë e ka goditur kundërshtarin e tij serb pas në kokë, pastaj e ka goditur me shqelma dhe në fund e ka sulmuar edhe me thikë, shkruan albinfo.ch. Serbi është dashur t`i nënshtrohej një operacioni urgjent.
Edhe djali i dytë i shqiptarit, një 14 vjeçar është përfshirë në përleshje.
Avokati i shqiptarit në fillimin e procesit ka deklaruar se klienti i tij ishte viktima në këtë rast dhe se akuza është e njëanshme. Ndërsa vetë i akuzuari ka thënë: “Ai më ka sharë në vazhdimësi nënën dhe motrën. Po ashtu më ka fyer mbi baza etnike. Pastaj ai mu hodh në qafë. Ai më goditi befasisht me grusht në shpatull. Ne po rriheshim si fëmijë. Unë e kam goditur dhe shqelmuar”.
a.ç