Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Veli Ymerin dhe Xhovani Paladinon.
Të dy këta persona u arrestuan vetëm 3 ditë më parë në një anije velierë në bregun e Darzezës në Fier, në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 1.2 ton kanabis.
1.2 ton kanabis u bllokuan nga policia më 20 shtator, midis plazhit të Semanit dhe Darëzezës, në vendin e quajtur “Kanali i Serës” pranë Hidrovorit të Hoxharës, një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg.
Sipas prokurorisë Ymeri dhe Palladino e kishin ngarkuar anijen e tyre me drogë, por pasi anija velierë kishte pësuar defekt ata e hodhën kanabisin në det.
a.ç