Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reagur me anë të një statusi në “Facebook”, ku është kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.
“Kur dikush doren e shtrire per bashkepunim e merr si dobesi, eshte fatkeqesi, por fatkeqesi per ata vete qe nuk kuptojne se sa te pavlere mbeten”.
I pari që propozoi ngritjen e faraksioneve brenda PD-së ishte, ku gjeti mbështetje edhe të grupit që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD.
Ndërsa në një dalje për media pas mbledhjes së kryesisë së Partisë, Lulzim Basha bëri të qartë se për sa kohë do të jetë ai në krye të PD, nuk do ketë fraksione teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit kritikëve për t’u bërë kundër kundërshtarit të vetëm që sipas tij është aleanca e krimit e Edi Ramës.