Në Gjermani janë hapur votimet për zgjedhjet parlamentare, mes liderëve politikë, Angela Merkel dhe Martin Schulz.
Në këto zgjedhje, pritet që për të parën herë, një parti e krahut të djathtë ekstrem të ketë përfaqësim parlamentar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Afro 61.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, në të cilat demokratët kristianë (CDU) të zonjës Merkel, sipas sondazheve të fundit të opinionit, pritet të fitojnë ndërmjet 34 dhe 36%.
Partia e e Unionit Demokratik Kristian (CDU) mund të shpresoj për një fitore të ngushtë së bashlu me partinë probiznesore të demokratëve të lirë (FDP) ose me Partinë e të Gjelbërve. Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitoj ndermjet 21 dhe 22% të votave, që vlerësohet se është një rënie historike e mbështetjes për këtë parti, shkruan rel.
Partia e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pritet të fitoj ndërmjet 11 dhe 13% në zgjedhjet e sotme dhe mund të ndodhë që për të parën herë në 60 vitet e fundit, të ketë përfaqësues në parlamentin gjerman.
a.ç