Zbardhet detajet e para të krimit të rëndë në Pogradec, ku burri vrau me sqepar dhe me thikë bashkëshorten e tij.
Sipas të dhënave, bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë. Ata ishin prindër të një djali 16 vjeçar, i cili jeton në Itali.
Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda.
Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
a.ç