Në kuadër të ciklit të debateve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, në “Debat D” të RTV Dukagjinit, temë diskutimi ishte Drenasi.
Në këtë debat ndodhi një ballafaqim verbal mes kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, dhe kandidates Arta Ahmeti Xhylanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nuk kaloi pa të qeshura nga të gjithë debutuesit.
Ahmati Xhylani akuzon Lladrovcin se nuk i ka mbajt premtimet e dhëna më parë. Lladrovci përgjigjet: “Mos e ke merak se unë e zë lepurin ngadalë me kerr të kieve” (qerre). (b.an)