Borussia Dortmund ke shkelur Borussia Monchengladbachun me rezultat 6 me 1 për të përforcuar kreun e tabelës në Bundesliga.
“Milionerët” shfrytëzuan barazimin e Bayern Munichut për të siguruar fitoren e tretë rresht në ligën gjermane.
Pierre-Emerick Aubameyang realizoi hattrick derisa Maximilian Philip realizoi dy gola tjerë.
Në listën e realizatorëve ishte edhe Juan Weigl që mbylli serinë e golave te Dortmundi.Për Gladbachun realizoi Lars Stindl.
Me këtë fitore Dortmundi mbetet në vendin e parë me 16 pikë. (b.an)