Një 33-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur 25 koshere bletësh.
Në pranga u vu Renato Kadilli, i cili gjatë natës së 21 shtatorit në Qafë-Thanë ka vjedhur 25 (njëzetë e pesë) koshere bletësh, në pronësi të shtetasit R.Z, 82 vjeç, banues në Maliq.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /b.d