Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot ngritjen e një grupi pune prej katër anëtarësh për të rakorduar qëndrimet më institucionet që merren me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, përfshi edhe miratimin e akteve të përbashkëta,
Grupi që do të përbëhet nga Vangjel Kosta anëtarë i KLD-së izgjedhur nga Kuvendi, Gerd Hoxha dhe Neritan Cena nga Konferenca Gjyqësore dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, do rakordojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të përhershme lidhur me ecurinë e procesit dhe problematikat, shkruan oranews
Presidenti Ilir Meta, në emër të Këshillit theksoi se KLD dhe Inspektorati i saj do të përmbushin të gjitha detyrimet që do i ngarkohen nga procesi i reformës në drejtësi.
Edhe anëtarët shprehën një zëri vullnetin e KLD-së, për të bashkëpunuar më të gjithë institucionet shqiptare dhe institucionet partnere ndërkombëtare, që kanë asistuar në procesin e reformës.
Në mbledhjen e sotme KLD shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”.
Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 15 gjyqtarë.
Këshilli vendosi edhe delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
a.ç