Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve.
Gëzim Oshafi, banues në Durrës, vidhte pjesë të automjeteve në lagje të ndryshme të qytetit.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.504, datë 18.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg” pë veprën penale”Vjedhja”.
Oshafi dyshohet se është autor i 5 rasteve të vjedhjeve.
-Më datë 17.05.2017, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dy pasqyra në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit B.H.
-Më datë 19.06.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur veglat e punës së shtetasit F.C.
-Më datë 23.07.2017, në lagjen Nr. 4 , Durrës dyshohet se ka vjedhur navigatorin në mjetin tip Benz, më pronësi të shtetasit O.D.
-Më datë 26.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se ka vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit A.D.
-Më datë 14.08.2017, në lagjen Nr. 1, Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volsvagen, në pronësi të shtetasit A.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”.
a.ç