Prej muajsh në internet ëhstë përhapur një teori konspiracioni sipas së cilës Bota do të marrë fund në 23 Shtator të vitit 2017, pra ditën e nesërme. Teoricienët e konspiracionit kanë thënë se një planet i panjohur, i quajtur “Nibiru” do të godasë Tokën duke i dhënë fund planetit tonë.
Këto paralajmërime kanë përhapur mjaft panik në mbarë botën. Një ditë para asaj që cilësohet si “dita e fundit” ka reaguar sërish agjencia hapësinore NASA, duke mohuar kategorikisht lajmet e përhapura shkruan JavaNews.
Agjencia e hapësirës tha: “Njerëz të ndryshëm po “parashikojnë” se bota do të përfundojë më 23 shtator kur një planet tjetër do të përplaset me Tokën.
“Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”, sqaron NASA duke këshilluar njerëzit të rrinë të qetë.
Më tej NASA risjell në vëmendje edhe paralajmërimet ëpr fundin e botës në vitin 2003 dhe në vitin 2012, por asgjë nuk ndodhi. “Edhe këtë herë asgjë nuk do të ndodhë”, citojnë mediat e huaja./JavaNews/a.m.