Prej dy ditësh në vendin tonë ka pasur rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu në disa zona. Sipas meteoalb, ditën e nesërme ultësira perëndimore do dominohet nga kthjellime. Ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore – verilindore.
Pasditja e ditës së nesërme do vijojë në kushtet e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi verilindor do ketë dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C do të ketë në vlerat termike të mesditës.
ma.me