Pas takimit që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi në drejtorinë e bluve në Elbasan, një aksion i madh nisi për arrestimin e personave me precedentë penale.
Burime nga Elbasani raportojnë se aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është shtrirë në disa lagje dhe deri tani janë prangosur katër persona.
Mendohet se operacioni mori si shkas incidentin e ndodhur pak ditë më parë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan, kur uniformat blu i kërkuan drejtuesit K. Xhaferri që të shkonte për verifikim në komisariat.
Në atë moment, një makinë Audi e blinduar përplasi makinën e policisë, brenda së cilës ndodhej zv/drejtori i policisë së Elbasanit, Oshafi. /b.d