Tetë persona janë ndaluar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi falsifikonin pije alkoolike dhe energjike në një fabrikë në Shkodër.
Pesë nga të ndaluarit janë inspektorë të AKU-së të cilët akuzohen se kanë lejuar prodhimin e pijeve në mënyrë të kundraligjshme.
Në kërkim pronari i fabrikës, Xhevat Kasemi
Policia bën të ditur se aksioni është kryer një ditë më parë nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër duke ekzekutuar Urdhrat e Prokurorisë Shkodër për ndalimin e Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër
Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Kasemi rezulton të jetë edhe pronari i fabrikës së falsifikimit të pijeve.
Sipas policisë, personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator Xhavit Kasemin, kanë prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.
Në fabrikë falsifikoheshin pije alkoolike dhe energjike të markave të ndryshme, të cilat shiteshin në supermarkete si produkte të importuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 i Kodit Penal.
Arrestohen pesë punonjës të AKU-së në Shkodër
Gjithashtu u bë ekzekutimi Urdherit të Prokurorisë Rrethit Shkodër me Nr. extra datë 20.09.2017 për ndalimin e shtetasve:
Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër,
Shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjenës e në mënyë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
a.ç