Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçare për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion.
Ajo është Rolanda Qose, e cila shfrytëzonte lokalin e saj në Vaqarr për prostitucion.
Policia thotë se 60-vjeçarja i gjente klientë 46-vjeçares me iniciale M.Gj. Kjo e fundit është proceduar në gjendje të lirë së bashku me 40-vjeçarin me iniciale E.M, i cili u kap në flagrancë.
Dy të proceduarit në gjendje të lirë akuzohen për veprën penale të prostitucionit.
a.ç