Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me dyer të mbyllura me partitë parlamentare në koalicionin e djathtë. Takimi, i cili ka nisur në orën 18:00 është në vazhdën e nisjes së konsultimeve për reformën zgjedhore. Zyra për shtyp e PD-së njofton se konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë
“Konsultime edhe me çdo forcë politike dhe faktorë shoqërorë pro zgjedhjeve të lira. Reforma zgjedhore për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Reforma zgjedhore do të bazohet votim dhe numërim elektronik. Reforma Zgjedhore, të mundësojë votimin e emigrantëve”, mësohet të jetë shprehur Basha në takim me aleatët.
ma.me