Partia Demokratike ka shfrytëzuar protestën e rreth 150 banorëve të Shkozës, banesat e cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, për të sulmuar qeverinë, por nuk kanë shmangur dot incidentet.
Këtë të mëkurë pranë banorëve kanë mbërritur disa deputetë të grupit parlamentar të PD si Edi Paloka, Aldo Bumçi, Rudina Hajdari, Halim Kosova dhe Albana Vokshi.
Por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar nga selia blu.
Një prej banorëve i është drejtuar Palokës se banesat e tyre janë shembur si rrjedhojë e projektit të miratuar nga qeveria “Berisha”. Ai ka akuzuar deputeët demokratë se po bëjnë show duke përdorur problemin e tyre për interesa politike.
Nënkryetari i PD i përgjigjet ashpër banorit, siç duket edhe nga kjo video e siguruar nga Shqiptarja.com, ndërsa ndërhyrja e deputetëve të tjerë shmang përplasjen.
Incidenti gjatë deklaratës së Palokës:
Banori: Boll bëtë show! Sepse plani që na nxori jashtë është i juaji, i qeverisë tuaj.
Paloka: Si?
Banori: Ju s’keni hallin e popullit, ju bëni politikë. Hajde vazhdoni tani.
Paloka: Ç’a the ti, ç’a the?!
Deputetët e tjerë: Edi, Edi, prit…
Ndërhyjnë deputetët e tjerë të cilët i kërkojnë Palokës të tërhiqet, duke shmangur kështu edhe përplasjen fizike. Pas këtij momenti, nënkryetari i PD, largohet.
***
Prej disa ditësh banorët e Shkozës po zhvillojnë protesta kundër prishjes së banesave të tyre për shkak të zgjerimit të rrugës së Shkozës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve. Por si për ironi protestës së tyre i janë bashkur dhe dy forcat politike në opozitë Partia Demokratke dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Hipokrizia e këtyre dy forcave politike arrin deri aty sa protestojnë kundër këtëj projekti që e kanë firmosur vetë drejtorët e emëruar nga PD dhe LSI. Në 3 qeshor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës. Ndërkohë më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot. Pra hipokrizia e PD/LSI për ta përdorur këtë për qëllimet e tyre politike sot që janë në opozitë vërtetohet më së mirë me anë të dy dokumentave që ju do të shikoni më poshtë.
ç.a
banori duket me bindje komuniste. un them qe banori te haj bar.