Një nëndetëse gjermane, e cila ishte fundosur gjatë Luftës së Parë Botërore, është gjetur në Detin Verior dhe zyrtarët besojnë se 23 trupa mund të jenë brenda saj.
Nëndetësja “UB-II” thuhet se është në gjendje të mirë e shtrirë në një thellësi prej 30 metrave pranë bregdetit belg, transmeton Express.
“Nëndetësja është në gjendje aq të mirë saqë mendojmë se të gjithë trupat janë ende brenda saj”, ka thënë guvernatori i provincës belge West Flanders, Carl Decaluwe.
Anija besohet se është fundosur nga një minë.Decaluëe ka thënë sot se lokacioni i anijes është duke u mbajtur i mbuluar për të mos i lejuar njerëzit t’i afrohen asaj dhe për ta parandaluar dëmtimin apo plaçkitjen e anijes. (b.an)