Tre gjuetarë janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë vrarë kafshë të egra në një rezervat në zonën e Dragostunjës, në Librazhd.
Makina e tyre, me lepuj të egër, u gjet pasi policia shkoi në vendngjarje pas disa sinjalizimeve të marra më herët për gjueti të paligjshme.
Gjuetia në zonat e mbrojtura ka qenë gjithmonë e ndaluar, ndërkohë që në Shqipëri ajo është e ndaluar në të gjithë territorin me anë të një moratoriumi të vendosur në vitin 2014, i cili do të jetë në fuqi deri në 2021.
a.ç