Departamenti i Administratës Publike u ka dërguar një shkresë të gjithë punonjësve të administratës në mbarë vendin ku i njofton për ristrukturimin e institucioneve. DAP bën me dije se nuk bëhet fjalë për një shkarkim të punonjësve të administratës, ndryshe nga ç’është folur nëpër media. Sipas DAP, kabineti ka pësuar ndryshime dhe për këtë arsye po nisen struktura për ristrukturim, por njoftimi i punonjësve nuk parashikon lirimin e tyre nga puna.
“Fillimi ristrukturimit është detyrim ligjorë, siç jeni në dijeni kabineti qeveritarë ka pësuar ndryshime, si pasojë ministritë aktuale do ti duhet ti nënshtrohen procesit të ristrukturimit. Sipas legjislacionit në fuqi është detyrim njoftimi me shkrim i nënpunësve për nisjen e procesit, të paktën një muaj përpara fillimit të efekteve të strukturave të reja. Por ky njoftim nuk përbën në asnjë moment paralajmërim për lirim nga detyra për shkak të ristrukturimit”, ka sqaruar DAP.
ma.me
Nje gje e mire eshte fakti qe nuk do kete largime nga puna, por nga ana tjeter eshte me shume rendesi strukturimi dhe rritja e eficences se tyre ne pune, si te jene me ne sherbim te qytetareve.