Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në Tiranë ku u aksidentua për vdekje një 14-vjeçar, ndërsa autori i ngjarjes u arratis. Por sot policia e Tiranës ka mundur të arrestojë shtetasin Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Një ditë më parë rreth orës 11:00, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ai ka përplasur motorin tip “Piaggo” të miturin me iniciale A. B., 14 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”./a.m.