Një person ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Domje Në Tiranë duke kërcënuar me vetëvrasje.
Bëhet fjalë për një shtetas nga Durrësi i cili ka probleme pronësie. Pas negociatave nga punonjësit e policisë, ai zbriti pas pak minutash.
Njoftimi paraprak nga Policia e Tiranës:
Më datë 19.09.2017, rreth orës 10:00 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Domje një shtetas ka hipur në një shtyllë tensioni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në Domje ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë shtetasi Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës.
Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat.
Po punohet nga shërbimet e policisë për negocim dhe zbritjen pa probleme të shtetasit Mustafa Plaku.
/a.m.