Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Policia e Lezhës raporton se u arrestua shtetasi Gentian Marku, i cili ishte në kërkim për konfliktin që ndodhi ditën e zgjedhjeve midis nipërve të ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe mbështetësit të LSI-së në Shëngjin të Lezhës.
Me datë 19.09.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë , pas një punë të mirorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit :
– Gentjan Marku ( Sakica) , 26 vjeç, banues në Lezhë
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin Nr. 175 datë 28.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ,më datë 25.06.2017( ditën e zgjedhjeve) në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proçeduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre , ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F.D..
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./a.m.