Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë.
Josep Bartomeu insiston se drejtësia nuk është e njëjtë për të gjithë, duke iu referuar rasteve të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldo. “Unë kërkoj që të gjithë të jenë të barabartë para drejtësisë.
Unë shoh se kjo nuk po ndodh, prandaj kërkoj diçka të tillë”, tha Bartomeu.
Ai po ashtu foli edhe për largimin e Neymar, ku tha se nuk është i inatosur, pasi të gjithë i shikojmë interesat tona, përgatiti ”Express”. (b.an)