Fuqia e uraganit “Maria” ka kaluar në një kategori “jashtëzakonisht të rrezikshme”, më saktësishtë në kategorinë e nivelit të katërt të stuhive, thonë parashikuesit amerikanë të motit.
Ky uragan sipas tyre është nisur drejt Ishujve Leeëard në Karaibe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.Ky uragan pritet të godisë këtë zonë gjatë natës së hënë, sipas kohës lokale.
“Maria” është duke lëvizur përafërsisht përgjatë së njëjtës rrugë si uragani “Irma”, stuhia që shkatërroi këtë rajon gjatë këtij muaji.Paralajmërimet e uraganeve janë lëshuar për Guadeloupe, Dominica, St Kitts dhe Nevis, Montserrat, Martinique, St Lucia dhe ishujt virgjinë të SHBA’së dhe Britanisë.Disa nga këta ishuj janë ende duke u rimëkëmbur pasi u goditën nga uragani “Irma” – një stuhi e kategorisë së pestë e cila la të paktën 37 vetë të vdekur dhe shkaktoi dëme prej miliardash dollarë.
Ishujt Leeëard – ku uragani “Maria” pritet të sulmojë së pari – përfshin Antigua dhe Barbuda derisa ishulli i fundit u evakuua pasi u shkatërrua nga uragani paraprak “Irma”.Qendra Kombëtare e Uraganve në Shtetet e Bashkuara (NHC) ka paralajmëruar se reshjet e mëdha të shkaktuara nga stuhia “mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që mund të jenë vdekjeprurëse”.
Në territorin francez të Guadeloupe, shkollat, bizneset dhe ndërtesat qeveritare janë mbyllur pasi janë parashikuar përmbytje të mëdha në pjesët e ulëta të ishujve.
Përgatitjet kanë filluar gjithashtu në Puerto Rico ku uragani “Maria” pritet të sjellë erëra të forta gjatë ditës së martë, përgatiti Express. (b.an)