Nga 1 Janari i vitit 2016 deri në 31 Gusht 2017 nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 30 fëmijë. Ky është bilanci tragjik i raportuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore, e cila ka ndërmarrë një nismë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç, ndërsa 30 prej tyre kanë humbur jetën.
Njoftimi i plotë:
Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.
Oraret e kontrolleve të përqëndruara: 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00;
Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;
Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;
Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;
Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;
Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:
- Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve .
- Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;
- Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;
- Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;
- Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:
- 30 fëmijë të vdekur;
- 64 të plagosur rëndë;
- 272 të plagosur lehtë;
“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj…
NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE !
Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore.
a.ç