“Një nga grupet, një nga emrat më të mëdhenj të krimit në Shqipëri është i arrestuar dhe i burgosur në Ekuador.
Kërkohet të paktën në gjysmën e vendeve të Europës. Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare. Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje. Është kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë. Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokainën në burim, pra nëse ne merremi me kanabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët.
Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë. Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh”, tha Hoxha. /ma.me