Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për efektivin policisë së burgjeve Kleant Musabelliu, i cili u përfshi në plagosjen e një biznesmeni.
Sipas prokurorisë ka prova se Musabelliu ka qëlluar disa herë me armë ndaj Pëllumb Gjokës tre net më parë në rrugën “Hoxha Tahsimi” në Tiranë.
Por ky konflikt nisi pasi fëmijët e Musabelliut dhe Gjokës u konfliktuan në shkollë e për këtë konflikt u futën dhe prindërit për ta sqaruar.
Paçka se shkolla i kishte pajtuar fëmijët prindërit kanë shkëmbyer në mbrëmje fyerje mes tyre që degraduan deri në përdorimin e armës ku sipas Musabelliut e bëri për vetëmbrojtje.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit në zonën e “Pazarit të Ri”, në kryeqytet, ku 43-vjeçari Kleant Musabelliu, punonjës i SHKB-së plagosi me pistoletë në pjesën e këmbës biznesmenin, Pëllumb Gjoka, 46 vjeç.
Musabelliu dhe Gjoka ishin takuar për t’u sqaruar, por në debat e sipër janë konfliktuar dhe për rrjedhojë punonjësi i SHKB e ka qëlluar atë në këmbë.
a.ç