Një kërkesë për shkarkimin e Ministrit të ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, tani ka dalë edhe online.
Nenad Rikalo është i dyshuar për torturim dhe krime tjera të bëra ndaj qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës.
Banorët e ndërtesës në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer për KTV-në torturat që thonë se Rikalo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.
Këtë peticion e ka filluar Rrezeart Galica, i cili kërkon edhe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të hetohet e kaluara dhe pjesëmarrja e tij në këto krime. (b.an)