Policia braziliane ndërmori sot kontrolle në shtëpinë e ministrit të Bujqësisë, Blairo Maggi në kuadër të një operacioni antikorrupsion, duke rritur presionin ndaj qeverisë, e tronditur nga skandalet.
Sipas një deklarate të policisë federale, 270 agjentë kanë ndërmarë 64 kontrolle, në kryqytetin Brazilia, në San Paolo dhe në Shtetin Mato Grosso, bastion elektoral i ministrit.
Një gazetar raportoi se agjentët e policisë ishin të pranishën që herët në mëngjes në apartamentin e Maggi në Brazilia dhe u panë të dilnin me një kompjuter dhe dokumenta.
Mandati i kontrollit u lëshua nga Gjykata Supreme, publikuar nga web-i Gi, duke aluduar se ministri është i akuzuar “për pengim të hetimit” ku ai është i dyshuar për “korrupsion, pastrim parash dhe përfshirje në një organizatë kriminale./b.d