Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Metalurgjikut në Elbasan mbrëmjen e së mërkurës.
Një makinë e vogël është përplasur me një kamion dhe sipas dëshmitarëve të cilët kanë shkruar për JOQ.al makina e cila është shkatërruar totalisht drejtohej nga një qytetar grek i cili ishte nën efektin e pijes.
“Përshëndetje JOQ! Aksidenti sapo ndodhi tek metalurgjiku dhe makina e shtetasit grek është dëmtuar shumë, por fatmirësisht ai shpëtoi dhe më duket se e çuan në spital direkt. Se di tamam se çfarë tipi ishte makina e vogël, por po t’mos ishte për shoferin e kamionit, shtetasi grek do ishte i vdekur tani, manovrimi i tij i shpejtë e ka shpëtuar”, përfundoi qytetari.
/a.m.