Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pohuar se do të rikandidojë sërish në këtë post në zgjedhjet vendore të vitit 2019. I ftuar në emisionin Repolitix në Report tv, Veliaj ka sfiduar hapur dhe LIVE dy politikanë të parlamerntit shqiptar, që të guxojnë dhe të dalin përballë tij… Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
“Besoj se brenda këtij mandati do përfundojmë 16 shkollat që na kanë mbetur dhe them që më në fund do shkojnë në një fushatë në 2019, pavarësisht se kë do kem përballë ku të paktën tema e shkollave nuk do jenë. Do flasim për gjëra të tjera, sa më shumë modernizohet qyteti aq më shumë lindin probleme.
Nëse publiku ndjehet i kënaqur është rinovim kontrate, unë intervistohem nga populli i Tiranës, dhe nëse publiku ka një ofertë më të mirë se unë atëherë do isha i lumtur të jetojë në një qytet që e bënë punën më mirë se unë.
Na kanë ngel 2 gjimnaze dhe 20-30 nëntë vjeçare, me 20 të reja në ndërtim, do jetë hera e parë në që nuk do ketë premtime për shkolla, pasi nuk do ketë nevojë. Të vijë vetë Luli, Sali Berisha. Kush të dojë.” theksoi Veliaj
Në këtë intervistë Veliaj ka folur edhe për raportet me qeverinë “Rama” duke theksuar se konsultohet përditë me kryeministrin për punët e bashkisë.
“Ne flasim shpesh, kemi një komunikim të përditshëm, e kam më të lehtë konsultimin dhe ti referohem për një axhornim sa më efektiv. Në këtë sens kemi një dobi për punën në bashki dhe kemi pasur bashkëpunim dhe mbështetje për këtë.” tha Veliaj
INTERVISTA E PLOTË
Z.Veliaj, ju do të keni shumë shpejt një udhëtim në SHBA, doja të dija qëllimin e këtij udhëtimi?
Aktiviteti ndoshta më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Binalja e Chikagos”. Jemi ftuar, jemi përzgjedhur nga ”Binalja e Chikagos”, zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik një gjetje një krijim, një vepër që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana arkitekturës dhe impakti që ka pasur. Ne në ditët para hapjes së Sheshit “Skënderbej” jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej”edhe është ndoshta forumi më i madh i arkitektëve i urbanistëve. Unë si kryetar bashkie jam ftuar të flas pak për komponentin urban dhe për mënyrën se si ka transformuar ekzistenca e atij sheshi shumë prej ngjarjeve në Shqipëri, le të themi që është si “Agora”.
Çfarë i ka bërë përshtypje ndërkombëtarëve nga shesh arkitektura apo utiliteti?
Të dyja. Arkitektët do të flasin për anën teknike, unë do flas për pjesën e menaxhimit të qytetit, por edhe për vendimmarrjen politike. Ai është një vendim i guximshëm që u mor nga Edi Rama në atë kohë dhe nga unë më pas për ta çuar deri në fund projektin, se si të kthehet nyja më e ndotur e trafikut në pedonale. Kjo kudo në botë, ti prishësh dikujt midenë, mënyrën tradicionale të të bërit të gjërave shkakton gjithmonë një reagim dhe besoj që kemi marrë një vendim të guximshëm për ta kthyer nyjën më të madhe të trafikut në hapësirë pedonale, që sot edhe me shtesat që ka projekti, e bën hapësirën pedonale më të madhe të rajonit tonë, flas në qendër të qytetit se parqe ka kudo, por si zonë mu në zemër të qytetit pa asnjë makinë është një gjetje.
Lë të flasim jo për histeri zoti Veliaj që ju flisni por për mendime ndryshe. Për shembull një mendim ndryshe mund të kishte qenë që projeki të kishte dhe një mundësi kalimi nën tokë, pra në mënyrë që trafiku të kalonte aty ku ishte mos e bënte atë rreth-rrotullimin, a mund të bëhej një projekt i tillë apo ishte shumë i kushtueshëm?
Jo sepse së pari kostoja shumë e madhe dhe së dyti sepse cisternat e ujit ishin ndërtuar të cilat shkonin mbi tre kate nën tokë, kështu që projekti edhe për efekt inxhinjerik do të ishte aq i lakuar, do të duhej të çahej e të fillonte që nga Piramida që të kapte kuotën e zbritjes, kështu që edhe për efekt praktik nuk do të ishte realizuar sepse i bie të kumbisnim edhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe bulevardin “Zogu I” vetëm për të krijuar megarampa që me tendencën që ka një ramp 7% të këtë mundësi të shkojë të kapë dhe katin e tretë.
Pra e shqyrtuat si projekt dhe e patë që ishte i pamundur?
Po. Tani unë e kuptoj që bëj një lloj pune ku për një vendim ka një mijë mendime
S’ka asgjë të keqe mendoj…
Jo nuk ka por problemi është ky: sa e kemi kohë? Nëse do jetonim si dinozaurët 1500 vjet ne mund ti pyesim një milion, ose të bëjmë atë që bëjnë vendet e civilizuara: të pyesim më të zgjuarit për këtë punë dhe ne për sa kohë pyesim inxhinierët e arkitektët për këtë punë, trashja e historisë deri në pafundësi agonie, pra dhe 10 vite të tjera për çdo detaj kështu që unë kam zgjedhur të jem pragmatist, të marr vendime të shpejta, të konsultohem me ata që janë më të mirët e fushës, mos bëjë lojëra patetike ku bën sikur pyet miletin kur në fakt e ke marrë mendimin. Unë skam pse bëj një lojë ku inxhinierët që merren me këtë punë i dinë këtë gjëra dhe kam preferuar që për vendimmarrjet të pyes më të mirët që unë njoh në vend dhe jashtë. Për sa kohë që arritëm në këtë konkluzion u desh të ecim shpejt me projektin dhe besoj që rikuperuan për 10 muaj atë që kishte ngel pezull për 10 vjet. Sot është një histori suksesi, po vlerësohet në Chikago, besoj vlerësimi më i madh nuk ka pse vjen nga jashtë, na vjen nga njerëzit. Sot është kthyer në hapësirën më të frekuentuar, nga një vend transit ku njerëzit kalonin për të shkuar diku tjetër sot është kthyer në destinacion. Teksa po dilja nga zyra kishte festë në shesh njerëz pa fund, fëmijë që mësonin biçikletën, është hapësira më demokratike, ke njerëz që dalin nga xhamia me perçe, njerëz me pirsing, ke njerëz që dalin me karrige me rrota sepse është i aksesueshëm edhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara. Është një hapësirë demokratike e të gjithë qytetarëve ku të gjithë ndjehen të barabartë, një lloj agore ku të gjithë kanë hapësirë.
Zoti Veliaj do të flasim pjesën e parë për projektet për Tiranën, por meqë përmendët perçen më tërhoqi vëmendje. Sigurisht ju u shprehët pak më parë për atë që u cilësua si një konflikt në raport me monumentin e Skënderbeut. Si u krijua ai konflikt e kishit menduar apo ishte diçka që ndodhi jashtë llogaritjeve…
Në sheshin “Skënderbej” dy javë përpara një grup aktivistësh të Kishës Katolike organizonin gjithashtu një koncert. Disa njerëz thanë jo pse bëjnë këta koncert fetarë se ky është shesh është xhamia, është Skënderbeu. Pas dy javësh ndodhi kjo. Kur je në Bashkinë e Tiranës je në një fluks konstant pasionesh nga më të çuditshmet. Disa janë fetare disa për kauza të ndryshme dhe përgjigjja që i dhashë kolegëve që protestuan për një mini koncert të disa aktivistëve të rinj ishte që është një shesh demokrat ku të gjithë kanë të drejtën e fjalës. Thashë që pas dy javësh do vijë komuniteti mysliman të falen, çfarë do bëni do protestoni edhe për këtë? Dhe sikur më dëgjuan. Po të jetë për të nisur këtu një sherr fetarë është gjëja më e kollajtë. Në një vend që është i mbushur me karburant me një shkrepse e hedh në erë. Pyetja është këtë karburant mund ta përdorësh si energji? Sepse karburanti mund të përdoret për të djegur për ti vënë flakën një fushe një banese, por mund të përdoret edhe për të prodhuar energji që avancon një makinë një mjet një motor. Pra ky është një karburant ka një energji që ka lidhje me besimin me identitetin, pyetja është do ti vëmë zjarr të padobishëm për tu kacafytur me njëri-tjetrin se në cilin kënd u bë fotoja e ekraneve që ekranet kanë qenë aty. A mund të ishin treguar më të kujdesshëm? Po mund të ishin treguar më të kujdesshëm dhe unë e pranoj si të sinqertë ndjesën e komunitetit mysliman.
Pati dhe disa të tjerë që ishin radikal, duke vënë në pikëpyetje edhe identitetin tonë që lidhet me figurën e Skënderbeut…
Këtë po them. Nëse ne duam ta gërvishtim këtë kore dhe ta bëjmë të rrjedhë gjak është shumë e thjeshtë, ne nuk jemi këtu për të marrë vendime të thjeshta por të vështira.
Më bëri përshtypje nuk e dija këtë koncertin e grupit katolik. Sheshi do të jetë gjithmonë i hapur për çdo grup fetar në vend?
Nuk është puna për grup fetarë, sot ka festë të birrës, mund të ketë fetarë që nuk duan festën e birrës dhe këta mund të mos duan ceremonitë fetare, por njerëzit duhet të pranojnë që jemi shoqëri pluraliste. Në shesh mund të ketë tubime e protesta të opozitës kundër meje, çfarë të them unë që meqë nuk më pëlqejnë mua nuk mund të bëjnë protesta?! Kanë bërë protesta edhe për vetë sheshin Skënderbej. Protesta që u bë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, pjesa më e madhe e tubimit ishte te cepi në shesh. Kur unë pranoj që të bëhen protesta kundër meje duhet të pranojmë që aty një ditë katolikët do jenë aty, një ditë myslimanë, një ditë ata që i duan kafshët e rrugës një ditë ata që nuk i duan. Ky është çmimi që paguajmë për demokracinë. Pse në Amerikë kryetari i Bashkisë së Charlottesville i donte nazistët të protestonin? Ai ishte një ndër njerëzit që foli më shumë kundër tyre, ama kjo është e drejta e tyre e fjalës të tubohen e të shprehin mendimin që kanë. Për sa kohë që unë jap leje të protestohet kundër meje sigurisht që sheshi është një hapësirë për të gjithë. Kultura përjashtuese mund të kthehet edhe në një përjashtim ndaj atyre vetë. Po fillojë kjo e përjashtimit nuk ka fund pastaj. A mund të ishte vendos më me kujdes ekrani? Po mundej. A mundej që ata që bënë atë foto nga ai kënd të ishin më të ndershëm ta bënin nga të gjitha këndet?
Unë më tepër e kisha me reagimet zoti Veliaj. Ka disa koka të nxehta në këtë vend dhe ju e dini shumë mirë, madje dhe disa analistë të nderuar që vënë në pikëpyetje dimensionet e Heroit tonë Kombëtarë. A keni një mesazh për këto koka të nxehta si qytetari i parë i kryeqytetit? Pa e lidhur me atë që ndodhi…
Unë besoj që çdo kush vlerësohet nga veprat dhe vepra e Skënderbeut është e tillë dhe nuk ka nevojë për avokatinë time dhe kur dalin analistë të tillë që i vetmi kontribut është të shajë njerëzit që të kapi portalet. Ata janë një tufë delirantësh, problemi është i shoqërisë dhe në një farë mënyre edhe i përfaqësuesve të medias që nëse i japin hapësirë një hajvani dhe e vë në qendër të vëmendjes dhe ia imponon publikut si opinion bërës, kjo është e tepërt. Duhet që secili të ushtrojë vetëkontroll jo censurë, unë çfarë nuk dëgjoj nga këto portalet.
Si reagoni kur i lexoni? A ju dekurajojnë?
Unë jam mësuar tashmë, as nuk më prekin fare, por një pjesë e shoqërisë kur shohin që mediat i japin hapësirë këtyre hajvanëve mendojnë që këta janë njerëz të rëndësishëm. Pra këta njerëz nëse ne i japim rëndësi bëhen të rëndësishëm, nëse i injorojmë janë injorantë. Prandaj them që këtu të gjithë duhet të përdorin një filtër se çfarë është e dobishme për shoqërinë. A është i rëndësishëm një njeri që shpërndan helm toksik a ta vëmë në qendër të vëmendjes. Apo është më e rëndësishme të vëmë në qendër të vëmendjes njerëz pozitiv? Prandaj po them në shumicën e mediave të rëndësishme në SHBA e Europë njerëzve të tillë nuk u jepet kjo vëmendje. Këtu çdo lloj idiotësie në Facebook bëhet lajm edhe nga mania për të pasur sa më shumë lajme nëpër portale. Unë gjykoj që personave të tillë nuk u duhet dhënë kaq shumë vëmendje. Gjykoj që Skënderbeu është kyç në atë që quhet sot Identitet shqiptarë. Kështu që këta snobët kozmopolitë që për të qenë interesant e për të kapur klikime ushqejnë këtë frymë unë them që meritojnë injorimin tonë, por kjo është zgjedhja që unë bëj sepse më ndihmon të fokusohem tek gjërat e rëndësishme. Idiotësitë e drejtuara ndaj meje dhe stafit tim nuk merrem fare sepse gjëja më e çmuar është koha dhe unë kam zgjedhur ta shpenzoj kohën time për gjëra më të mira.
Kalojmë tek ajo që ju gjatë ditës së djeshme keni nisur atë që cilësohet si parku i ri në zgjatimin e bulevardit dhe keni premtuar që do të jetë një lagje me standarde europinae. Në fakt zoti Veliaj unë e kam thënë edhe më parë që është e vështirë të gjesh në Tiranë një lagje me standarde europiane, me të gjitha parametrat siç është një lagje e zakonshme në Romë për shembull…
E vërtetë një lagje tipike të Tiranës gjen edhe ndërtesa qerpiçi edhe ndërtesa otomane edhe vila të epokës fashiste, edhe kiçin e vitit ‘90 edhe krijesë monstruoze, shto ujë e shto miell dhe kjo është hera e parë që ne do të ndërtojmë një nga fillimi në fund projektimin e një lagje. Ajo shprehja kam parë qytet pa bulevard por s’kam parë bulevard pa qytet është ekzakt ajo që po ndodh në këtë qytet dhe kjo është ajo që po ndodh këtu, dhe nuk është për parodi kjo është reale. Duhet fillimisht të ketë infrastrukturë dhe pastaj të vendosen strukturat e banesave të biznesit. Dhe ajo që ka ndodh është kanë krijuar zonat informale dhe pastaj është pyetur ku është shteti. Më fal por ti e pyete shtetin kur vajte në fushë e ndërtove një gropë septike e ja fute një vile dhe nuk le vend për kopshte për shkollë? Në këtë sense do ta ndryshojmë fabulën. Në fillim do të shkojë shteti, autoriteti urban i bashkisë ndërton infrastrukturën dhe vetëm pastaj përpjesëton interesin për të zhvilluar zonën me sipërmarrësit, pra deri dje kemi vendosur karrocën para kalit tani do vendosim kalin para karrocës.
Ndaj ju pyes si do të zhvillohet zona? Çfarë do të ketë ndryshe? Do të jetë me pallate të larta do jetë me zona të themi të stilit Amerikan?
Nuk besoj që ka njeri interes të bëjë vilë të vetmuar në bulevard.
Jo nuk po them bulevard por nuk besoj që lagjja do të jetë vetëm rreth bulevardit apo jo?
Ajo nuk është konceptuar në katër pesë radhë rrugësh përgjatë Bulevardit. Pra, është konceptuar si një lagje që kur të jetë ezauruar i gjithë zhvillimi do të jetë 100 mijë banorë, sa ka sot njësia 5 ose njësia 2. Për një Tiranë që rritet me 30 mijë banorë në vit, nuk është çudi që në katër-pesë vitet e ardhshme Tirana të ketë 100 mijë banorë shtesë, çështja është si do të bëhet kjo rritje kuturu apo e kontrolluar? Ne besojmë që masat e marra nga Bashkia duke 10-fishuar taksën e ndërtimit, duke i marrë më shumë ndërtuesve për efekt të Bashkisë sepse ne me ato taksa mbahemi.
A nuk rrezikoni që ta bëni shumë më të shtrenjtë jetën në atë zonë zoti Veliaj, sepse një apartament aty mund të shitet me 4 mijë 5 mijë euro për shembull…
Nuk është kështu, faktet provuan që kjo është një legjendë urbane. Se në Tiranë ndodh si puna e gomarit me ujin, pse ma ngroh e pse ma ftoh gomarin. Kur taksat e ndërtuesve ishin të ulëta, njerëzit thoshin se ndërtojnë shumë se nuk i dhemb xhepi, tani që u rritën taksat jo janë shtrenjtë, tani pyetja është çfarë uji do ti japim gomarit? Ne provuam që kjo politikë funksionon. Së pari shumë spekulantë nuk erdhën më për ndërtimet nuk erdhën më se nuk kishin lekë për taksat, pra automatikisht një pjesë spekulantësh u larguan nga tregu i ndërtimit. Së dyti ata që vijnë paguajnë një taksë aq të shtrenjtë sigurohen që projekti të jetë aq cilësorë sa të justifikojë shitjet. Së treti ne na rezulton nga INSTAT dhe raporti i fundit edhe Banka e Shqipërisë, ndërtesat e vjetra ju është rritur vlera sepse ka investuar bashkia, për ndërtesat e reja ka rënë në fakt apartamenti. Pse? Sepse po nuk dhe leje ndërtimi ato pak që kanë ngelur pa shitur janë në një farë mënyre në ankand, sepse nëse ti ke 10 ndërtesa për të shitur dhe ke 100 blerës këta hahen me njëri-tjetrin për kush të paguaj më shumë që të kapë apartamentet e mbetur, por nëse ti ke 100 blerës dhe 100 apartamente apo 90 apo 110, sigurisht ka një përputhje të kërkesës me ofertën, dhe konfirmimi i kësaj filozofie ishte konfirmimi i fundit.
Sa të fillojë të ndërtohet projekti ri pyetja e parë do të jetë sa pallate do të ndërtohen në atë zonë zoti Veliaj, a e keni një numër?
Do të zhvillohen gradualisht. Numri do të jetë zero nëse ti më thua se ku do jetojnë këta 30 mijë njerëz. Po marrim një kënetë buzë lumit e cila është bonifikuar, është urbanizuara edhe është më mirë të zhvillohet andej Tirana, pra dy mundësi janë ose do të vësh doganë e do bëhemi racistë që unë nuk mendoj që është sjellja e duhur të bëhemi racist, familjet tona përfshirë netë dy kanë gjetur në Tiran ëndrrën që ne të bëhemi të suksesshëm. Zgjedhja është do rritemi aty ku jemi të mbingarkuar, apo do rritemi në zona që i kemi rikuperuar nga degradimi, për herë të parë them që po bëjmë gjënë e duhur. Nuk e di se sa pallate do ndërtohen se nuk di se sa do të jetë kërkesa. Për sa kohë që koeficientet janë caktuar dhe nuk do shkelen kopshtet parqet çerdhet, pjesa tjetër bujrëm le të vijnë.
Zoti Veliaj në fakt ka një shqetësim edhe të drejtë herë pas herë për ndërtesat e larta, nuk po them për këtë pjesë që ju e cilësoni si të re dhe mund të ndërtoni gjithçka, por në pjesët e vjetra dhe pyetja e madhe lidhet edhe me atë që ju e dhatë premtim në fushatë, për kullat çfarë ndodhi pse po ndërtohen janë dy-tre kulla që po ndërtohen ose kanë marrë leje…
Për definim kullat janë mbi nga 24 kate. Ende nuk ka marrë leje një kullë me 24 kate, në fat unë po pres të vijnë sepse do të thotë që ato do të paguajnë 5 milionë euro me të cilën unë do të bëj katër a pesë shkolla, por nuk kanë ardhur akoma. Në fakt unë mezi po pres të vijnë sepse më mirë të ma zënë hapësirën në ajër sesa në tokë dhe më mirë ti marri Bashkia ato taksa se sa më përpara kur bashkia merrte 1/10 e nuk bënte asnjë punë. Ka një arsye që ne për një vit hapëm katër shkolla dhe për katër vjet nuk u hap asnjë shkollë. Do të thotë që ne jemi të aftë të mbledhim financa. Nga po i mbledhim? Po i mbledhim nga pasanikët bosët e ndërtimit. Ndaj në këtë sens kushdo që do të ishte në vendim tim do të pyeste nga ku do të vijnë këto taksa. Nëse duhet të zgjedh është më mirë që këta të shkojnë përpjetë sesa të më zënë të territor. Shikoni ndërtesën e hotelit kryesor në Tiranë, nëse ai do të ishte i shtrirë në të gjithë zonën që kishte ajo pronë do të zinte të gjithë lulishten tek “Partizani i panjohur” do të ishte më keq. Kjo nuk është një filozofi në Tiran ë, por që po përdoret nga qytete që kanë këtë fluks, ku më mirë themi shkoni për lart sepse qielli është pa limit, por toka është me limit.
Do të doja t’ju pyesja për një problem për të cilin kam pyetur edhe zotin Basha, por që mesa duket vazhdon të mos ketë zgjidhje: hipotekat e apartamenteve, se nga një herë më duket aq qesharake aksioni i madh ALUIZNI-it për pronat informale, ndërkohë në Tiranë janë me mijëra qytetarë që nuk kanë hipotekuar apartamentet e tyre, ishte një premtim i gjashtë viteve më parë i zotit Basha, ai në katër vite nuk e mbajti, ndërsa kanë kaluar edhe dy vite nga mandati juaj, çfarë do të bëhet me ato apartamente dhe pse është kaq i vështirë procesi, janë të gjitha me leje ato apo jo?
Jo nuk është detyrimisht kështu. Së pari, nga 1 mijë pallate janë bërë tashmë 300, pra procesi ka ecur. Nuk jam këtu për të mbajtur skaleta sepse as nuk e kam bërë këtë premtim, pra po mbaj një premtim që nuk e kam mbajtur. Situata ka një përmirësim të ndjeshëm, ne kemi kaluar në amnisti në këshillin bashkiak për disa shkelje për ti hapur rrugë hipotekimeve. Tani kanë ndodhur disa anomali ku është shkelur leja, janë shtuar kate, parkingu është bërë bilardo, nuk është vënë ashensori etj. Nëse një zyrtarë i bashkisë e certifikon atë pallat, si ai pallati që u dogj ashensori, automatikisht zyrtari i bashkisë në aksidentin e parë shkon në burg. Prej këtë zellit të hipotekave të certifikojë diçka që t’i marrë jetën njerëzve.
Pra po thoni që do të jetë një proces i gjatë…
Jo, po them që do të marrë kohën që duhet për ta bërë siç duhet dhe të bëjmë korrektimet që duhet. Fakti që në dy vite bëmë 300 do të thotë që ka shpresë për këtë projekt. Bashkia nuk mund të certifikojë një banesë se e para çon zyrtarët e vet në burg dhe e dyta rrezikon jetë njerëzish, duke i thënë që është një banesë, duke i thënë që është një banesë e certifikuar ndërkohë që nuk është. Dhe besoj që leksioni që kanë nxjerrë shumë njerëz, shko kape pallatin që në gropë me mirëbesimin se ai personi do e mbajë fjalën, më kujton gabimin me firmat piramidale që bënë prindërit tanë. Pavarësisht se logjika nuk i qëndronte asaj përqindje marramendëse fitimi, thanë hajde ta bëjmë se po e bëjnë të gjithë. Në këtë sens duhet patjetër që para se ti kërkojmë shtetit të shohim ne vetë jemi konsumatorë të ndërgjegjshëm kur i vëmë kursimet tona në një gropë të zezë pa marrë çelësat në dorë. Besoj që ka qenë edhe një moment reflektimi që tiransat e rinj që po vijnë mos të bëjnë më të njëjta gabime. Sepse ndryshe në momentin që ai i ka shitur të gjitha ka kris ka ikur ka mbyllur edhe numrin e niptit ti nuk ke ku e gjenë. Ndërkohë do të bëjmë çmos të rikuperojmë atë që kemi gjetur.
Meqë kaluat tek çështja e ujit, tema e dytë që unë kisha zgjedhur për ju është pikërisht çështja e ujit, ku do të kemi ujë 24 orë në ditë është një plan ambicioz, por u shoqërua me polemika për sa i përket rritjes së çmimit të ujit ë të pijshëm. Së pari duhet të biem dakord që nuk është ujë i pijshëm, ne kemi atë që konsumojmë për shkak të depozitave uji i pijshëm kthehet në ujë jo të pijshëm. Çfarë keni konkretisht rreth këtij plani, që është mos gaboj mbi 200 milion euro apo jo?
Uji që filtrohet me gjithë kimikatet e me gjithë testimet që bëhen çdo 20 minuta në Bovillë është ujë i pijshëm. Transformohet nga ujë i pijshëm në ujë çezme, humbja e cilësisë ndodh prej depozitave, sepse uji rri në hapësira që nuk pastrohen. Plani ynë është që së pari të shtojmë burime të reja kemi identifikuar disa, së dyti që të shtojmë aftësinë tonë për të filtruar ujin, pasi Bovilla është ndërtuar për 200 mijë banorë. Porta dalëse e Bovillës që filtron ujin në impiante është për një numër të kufizuar edhe kjo duhet shumëfishuar në kapacitet. Së treti linja e transmetimit. Ne kemi linja transmetimi si kullonjëse makaronash. Nuk po them se kush i bëri këto nuk dua të vë epitete, por qytetarë të papërgjegjshëm në zona informale ku kalojnë linjat e mëdha ju keni parë disa nga aksionet tona ku janë shpuar linja në mënyrë të paimagjinueshme. Ne duhet të vendosim linja të reja pa mundësi për tu çarë që të çojnë ujë deri në Tiranë pa u çarë ndërkohë që kalojnë në këto zona informale. Për 5 vjet Tirana do ketë ujë 24 orë. Një nga arsyet pse uji është më orar, është se shumë nga tubat janë të amortizuara. Atë 20 lekëshin e ujit nuk do ta kthejmë në politikë të madhe. Do ta marrësh në 2018-ën faturën e Tiranës dhe do ta krahasosh me një në Durrës dhe do më thuash kush e ka më të lirë. Jam gati të ve bast që për të njëjtin metër/kub ti e ke më të lirë.
Ka një shqetësim për mungesën e aparateve…
Ish-komunat, zonat rurale kanë paguar afrofe. Këtë vit, për 25 mijë e kemi zgjidhur, pra ka sahatë, ndërsa në komuna kryetari i komunës e kishte mendjen se kujt do i jepte leje ndërtimi për pallat sesa për t’i shërbyer qytetarëve.
Arritët t’i bëni votat por me një lloj prapaskene në këshillin bashkiak…Si u zgjidh?
Besoj se duke qenë fill pas zgjedhjeve të përgjithshme për shumë grupe politike ka pasur një situatë tranzicioni se ku jemi në raportet me qeverinë qendrore dhe ku jemi me qeverinë lokale, një koalicion i cili është ekzistues dhe që kryetari i bashkisë e ka respektuar. Secila parti duhet të bëjë llogaritë e veta. Një propozim i UKT, një propozim për kreditë e buta, për 20 shkollat e reja, ishin një paketë vendimesh që do kalonin në këshill bashkiak që i japin Tiranës 24 orë ujë, 1000 familjeve nga një shtëpi dhe 20 shkolla të reja për të hequr mësimin me dy turne. Ftesa ishte për të gjitha partitë politike. As nuk e kam menduar dy herë të bëj analizë.
Pati probleme me LSI?
Kur mjaftueshëm njerëz iu përgjigjën ftesës time për të dhënë këtë shumicë, nuk kam kaluar kohë për të analizuar apo për ndasi. E kam justifikuar si një tollovi të situatës paszgjedhore. Me kalimin e verës të gjithë janë kthjelluar dhe parashikoj që do kemi një këshill bashkiak shumë më funksionues, shumë më bashkëpunues, pasi kaloi kjo lemza e verës.
Për marrëdhëniet me LSI, ju jeni ndryshe nga Rama, keni ruajtur raportet me kryetaren e LSI, Kryemadhi. Çfarë do të thotë politikisht kjo?
Sigurisht që isha shumë aktiv në fushatë. Tirana na dha një mbështetje me 18 mandate, për Edi Ramën, për PS. Kjo është gjëja më e drejtë për vendin. Ne kemi një shumicë jo të vogël për të bërë reformat, por s’e kemi absolute që t’i bëjmë vetëm. Unë në mënyrë konstante, jo vetëm me PDIU, FRD dhe LSI që s’e diskutoj fare, por edhe me PD-në kam bërë disa herë uvertura, hapje për qytetin, të kërkoj ndihmë për këto vota. Disa herë kam pasur edhe konsensus. Asnjëherë nuk preferoj konfliktin.
Ishit në një festë VIP dhe ishit me kryetaren aktuale të LSI. Z.Rama nuk e shohim kështu…
Të gjithë e dinë se Edi nuk është tipi, ai është. Në këtë sens kjo s’përbën lajm pse Edi Rama nuk shkon në dasmë. Nga fjalimet e tij, edhe Rama ka treguar reflektim dhe ka thënë që edhe opozita është e dobishme. I kushtoi fjalimin opozitës, marrëdhënieve me kundërshtarët.
LSI e shikoni si opozitë apo si partnere?
Zyrtarisht është në opozitë me qeverinë qendrore. Është akoma në një pakt edhe pse në mbledhjen e fundit bëri një largim të nënkryetares e cila ka qenë e shkëlqyer, një kolege e jashtëzakonshme, Bruna Paskali. Por në shtator do shohim se cili është qëndrimi i tyre.
Nga të dhënat që kam janë 1500 punonjës të LSI në bashki…
Nuk është kështu. Ne nuk i ndajmë njerëzit në këtë farë feje, kjo është hiperbolë. Ka njerëz që janë aty që nga koha e Bert Brojkës. S’ka në bashkinë e Tiranës një ndarje të kësaj natyre. Konkurset i bën DAP-i dhe çdo vijnë të rinj e të reja që fillojnë punë aty. Si unë dhe kryeministri jemi duke kërkuar shumicë përtej shumicës bujare që jemi shpërblyer nga publiku.
Thatë që po kërkoni të zgjeroni këtë aleancë. A ka negociata në këtë drejtim me FRD, PDIU e LSI?
Me FRD dhe PDIU edhe në votimin e fundit gjithçka funksionoi. Me LSI pati një lemzë verore, një ngërç, të cilin e konsideroj një gjë të kaluar dhe besoj se nuk do kemi probleme. Madje, jemi duke kërkuar edhe nga PD-ja.
Është një vend i zv/kryetarit bosh…Kujt do t’ia jepni?
S’e kam menduar ende. DO t’i përkasë një njeriu të aftë. Por ende s’e kam menduar.
Po për eliminimin e mësimit me dy turne z.Veliaj? Si po shkon rikonstruksioni i shkollave?
Besoj se brenda këtij mandate do përfundojmë 16 shkollat që na kanë mbetur dhe them që më në fund do shkojnë në një fushatë në 2019, pavarësisht se kë do kem përballë ku të paktën tema e shkollave nuk do jenë. Do flasim për gjëra të tjera, sa më shumë modernizohet qyteti aq më shumë lindin probleme. Nëse publiku ndjehet i kënaqur është rinovim kontrate, unë intervistohem nga populli i Tiranës, dhe nëse publiku ka një ofertë më të mirë se unë atëherë do isha i lumtur të jetojë në një qytet që e bënë punën më mirë se unë. Ama nëse çfarë kemi bërë deri tani ka qenë një mbajtje fjale në të gjitha frontet dhe një performacë në të gjithë kushtet katastrofike ku e gjetëm Tiranën dhe unë besoj se një nga arsyet e tjera përveç faktit që Edi Rama u shpërblye për reformat. Ishte dhe fakti që alternativa tjetër ishte dështim, kur nuk menaxhon Tiranën është vështirë të menaxhosh gjëra të tjera përtej Tiranës. Njerëzit ishin shumë të qartë për këtë, ndaj me të dyja duart votuan Edi Ramën dhe përtej gardhit të Partisë Socialiste. Kështu që, mandatin e parë e konsideroj një mandat i emergjencave, krizave, na është dashur të zgjidhim disa problematika të jashtëzakonshme, çerdhet dhe kopshtet ishin skandal, s’kanë faj njerëzit. Sot çerdhet dhe kopshtet janë plot, por janë rrit 10 mijë kërkesa në ditë për një vend. Njerëzit po braktisin privatin dhe po zgjedhin publikun. Shkollat e Baletit, shkolla “Qemal Stafa”, shkolla e Liceut Shkolla “Hasan Tahsimi”, shfryjnë të gjithë problematikën e deri tanishme. Pak nga pak lagjet po amortizohen, por kemi ndërhyrë për të dhënë ndihmën e bashkisë, do vazhdojë të bëjë punën time që e dua më shumë në botë. Kemi dy vite që do jenë një sprint për ne dhe Tiranën. Me kopshtet dhe çerdhet kemi mbaruar, ndërsa për gjimnazet thuajse se kemi mbaruar, përjashto “Sami Frashërin” dhe “Isamail Qemalin”, në gjimnazet e tjera mësimi është kthyer paradite. Me shtesat “Qemal Stafa” ka kaluar paradite, shkolla Kosova është në proces e sipër. Na kanë ngel 2 gjimnaze dhe 20-30 nëntë vjeçare, me 20 të reja në ndërtim, do jetë hera e parë në që nuk do ketë premtime për shkolla, pasi nuk do ketë nevojë. Të vijë vetë Luli, Sali Berisha. Kush të dojë.
Është shtuar trafiku për shkak të sezonit, do duhet një sqarim për këtë plan, zogu i zi dhe Dogana?
Te Zogu i zi kemi parë një përformancë, jemi në testim, kemi parë një lehtësim, kur isha në fushatë ishin problem 12 nyje në Tiranë, sot janë reduktuar në dy të tilla. Nyja tek Shqiponja, nënkalim dhe mbikalim, jemi në fazë projektimi me drejtuesit e ministrisë së Transporteve në mënyrë se si do procedojmë për këtë dhe të zgjedhim më optimal, ka disa softe që e masim se si do operojë kjo qasje për trafikun. Tirana do ketë gjithmonë trafik, pasi kur zgjedhim të gjithë të dalim me makina, padyshim që do ketë trafik. Edhe në Paris ka trafik, Londër, Milano dhe po të duam një vend pa trafik Delvina dhe Hasi nuk ka trafik as Memaliaj as Fushë Arrëz, pra çmimi që ne paguajmë për të jetuar në një qytet me 1 milionë njerëz, do e zgjidhim se cili është i pari në trafik, ai do ketë përparësi. Askush s’ka autoritet t’u thotë të tjerëve ikni ju në shtëpisë tani do kalojë vetë. Në periudhën e Ramës kishim 105 mijë metra, ndërsa tani kemi 205 metra, thuajse dyfish. Në rrugën “Dritan Hoxha” vinte me 2 korsi tani ka 6 korsi, pyetja është si do shkojnë 6 shinat në 2, rrethrrotullimi funksionon si çikrik.
Pse u rrit taksa për karburanteve?
Nuk është kështu taksa nuk është rrit, ajo ka qenë gjithmonë një zë, që kompanitë nuk e paguanin kurrë, një pjesë e karburanteve nuk paguanin detyrimet, ajo është tarifa e licencës të shitjes me pakicë, ti më kë shkaktuar trafik, ndotje, kjo është një kosto që i detyrohesh. Tani për aq kohë sa të gjithë njerëzit e thjeshtë i qëndrojnë korrekt shtetit, pse nuk duhet ti rrinë korrekt dhe bosët. Praktikisht po i japim Tiranës një orë pune, një orë shitjesh në 365 ditë. Kur ai ka hyrë në biznes duhet parë se si shkojnë procedurat e taksave, nuk do ketë asnjë rritje
A do ketë rritje të biletës të transporti publik në 2018?
Jo nuk do ketë rritje, kemi nevojë për të ardhura, sot në Tiranë shërbehet më mirë në krahasim me vendet e tjera. Buxheti i Bashkisë së Shkupit është më i madh, i Prishtinës po ashtu, i Zagrebit, ne po sillemi si një ekonomi që do mbledh të ardhurat e duhura, bosëve do u marrin padiskutim të gjithë taksat. Këtu nuk më rezulton se është rritur, por rezulton se nuk ia kanë dalë, pasi duan të kenë fitimet maksimale. Për sa kohë që unë ua rrisë milionerëve dhe bosëve, njerëzit nuk duhet të gjykojnë në këtë drejtim. Idealizmi që kishte “Mjaft”, për ca raste janë mercenarë, përzgjedhja është selektive, mos protesto se aty janë interesat e mia. Edhe unë kam dëshirën të shpreh pakënaqësinë për një gjë, nuk është kjo si “Mjaft” ne kishim kreativitet, kishim program me alternativa. Ka një akuzë se ka një mungesë demokracie, e ka shumë të vështirë të jenë vitale sot. Unë dhashë leje për ngritjen e çadrës në bulevard, mendoni se jam njeri jotolerant? Çdo gjë që shkatërrohet në publik në iu presim fatura, njerëzit që urinojnë në hapësira, vjedhin kapakët e pusetave, padiskutim që do paguajnë faturën e dëmit.
Mbetjet e diferencuar, ka problem me këtë situatë, qoftë në përceptimin e publikut?
Ky është një koncept emancipimi, në ndarjen e mbetjeve duhet të jemi të kujdesshëm. Këtë javë kemi kontaktuar me përfaqësues të bashkisë së Veronë, por në Itali akoma ngatërrohen ndarjet, ka shumë probleme në ndarjen e mbetjeve. Ne jemi një popull ftillues, të shohësh se si fëmijët e Tiranës ndajnë mbetjet të magjeps, hajde të ndihmojmë dhe gjysmën tjetër të dimë të ndajmë mbetjet. Varet se si e shikojmë për gjysmë plotë apo gjysmë bosh. Në 99 përqind të atyre që pyeten, thonë që Tirana është e pastër. Të huajt që intervistohen thonë që Tirana sa e pastër është. Ne duam që të zgjerojmë veprimtaritë tona, duhet të ndajmë mbetjet sipas natyrës që ato kanë. Jemi në fazë të mirë në këtë drejtim.
Qeveria Rama është një qeveri që do filloj nga puna, është një qeveria më e vogël në ndarjen e ministrive, kishit informacion për ministrat?
Nuk kisha asnjë informacion për ndarjen e kabinetit, publiku shqiptarë mandatoj Ramën për kryeministër, Edi është njeri që merr vendimet shpejt, cilësore, por pastaj sado i vështirë të jetë, ai kërkon një ekzekutim efficient. Ekipi i vogël do ekzekutojë shpejt vendimet. Edi provoi se legjendat urbane të reformave i mërzisin njerëzit, ai provoi se jo njerëzit nuk bezdisin, por i duan reformat. Kryeministri e fitoi bastin se njerëzit e duan reformën, njerëzit kuptojnë se duke paguar taksat, faturat, duke prishur ndërtimet pa leje, e kupton se në një të ardhme do të shtoj besimin dhe rrjedhimisht kjo sjellë ndihmë për komunitetin. Edhe pse janë të dhimbshme, ato vlejnë shumë. Shtoi besimin se reformat nuk të penalizojnë, port ë japin shtysa, këto janë jetike, fusha e turizmit do jetë një mundësi shumë e mirë për të thithur turistët. Ne pamë dhe në mandatin e parë që perceptuan, mendova se nuk do funksionojë, por ja që kemi një dinamikë në vijimësi, Edi ka një eksperiencë, do maksimalizojë produktivitetin e secilit lojtarë në ekip.
Zoti Rama ndikon në punën tuaj?
A flasim ne shpejt, kemi një komunikim të përditshëm, e kam më të lehtë konsultimin dhe ti referohem për një axhornim sa më efektiv. Në këtë sens kemi një dobi për punën në bashki dhe kemi pasur bashkëpunim dhe mbështetje për këtë.
Një projekt madhor i 2 vjeçarit që ju ka mbetur me qeverinë, përveç mbikalimit te dogana?
Bashkia bëri disa shkolla, për një mori investimesh nga qeveria, pastaj pjesa tjetër do bëhet me bashkëfinancim, sa të vë unë nga Bashkia aq dhe qeveria, kjo është formula më e mirë. Do transformojmë tërësisht “Piramidën” ta kthejmë në një qendër rinore, të gëlojë me aktivitete dhe nga teknologjia e re. Bashkëfinancim tek terminali tek kthesa e Kamzës, disa nyje të jashtëzakonshme në lidhjen e pjesëve të qytetit tonë.
A ishte Veliaj pjesë e këtij stafi që mendoi ekipin e kabinetit?
Aspak! Nuk kam pasur asnjë përfshirje në këtë
Sot Veliaj është timonieri i bashkisë, nesër e ka ambicie për të qenë pasues i zotit Rama?
Nuk e kam atë ambicie, por Kryeministri Rama do jetë kryeministri më jetëgjatë në Shqipëri, unë besoj se me ketë ritëm do votohet sa herë që do kandidojë, ka për të fituar. Edi Rama është njeri i fjalës dhe i punës, Kemi njeriun e saktë në vendin e saktë, unë besoj se e kam gjetur punën që di të bëjë më mirë në menaxhimin e qytetit. Hapja e dosjeve, reformat e pensioneve, i duhen disa vite për të reflektuar ndryshimin, reformat ekonomike. Ambicia ime është Bashkia e Tiranës, mezi pres të shkoj në punë, nuk jam si disa që mezi presin të shkoj ora për t’u larguar, mua më ikën dita në punë.
Unë kreun e Bashkisë e shikoj si njeri politik? Sot është një vend bosh, posti i sekretarit të përgjithshëm?
Nuk e di nëse ka vend bosh tek Partia Socialiste, jam i zënë boll me bashkinë, ndërsa kjo nuk është në ambiciet e mia. Partia Socialiste ka njerëz të duhur për të dhënë kontributin. Shqipëria ka njeriun e duhur në vendin e duhur, aty ku është kryeministri Edi Rama.
ma.me