Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka thënë sot për gazetarin Çlirim Peka, se pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e qershorit ka pasur me mijëra mesazhe që kërkonin që ai të rikthehej në krye të partisë.
“Berisha ka bërë një deklaratë dhe do gabojnë gjithnjë ata qe s’i marrin deklaratat ashtu siç i them unë. Kam përsëritur disa herë, se largimi im është pa rikthim. Në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthim. Por kjo s’mund të bëhej kurrë”, tha ai.
“Rikthimi im nuk i sherben PD-se, por as vendit tim”, perfundoi Berisha.
ma.me