Organizatori i sulmit me armë ndaj Policisë së Shtetit në qershor 2015 në Lazarat, ku mbeti i vdekur efektivi speciales, Ibrahim Basha, ende nuk është arrestuar, pavaresisht se për këtë akuzë pas hekurave janë të pandehur 11 shtetas. Ky fakt është bërë publik për herë të parë në seancën e kësaj të marte, ku pas 37 gjyqeve ishte radha e dëshmitarit Eligent Basha. Sipas dëshmisë së Bashës, ditën e arrestimit oficerët e policisë dhe prokuroria i ka treguar atij një foto me shënimin “Pablo” për ta pyetur nëse e njihte apo kishte parë në Lazarat.
Por fill pas kësaj dëshmie ka ndërhyrë prokurori i çështjes, duke kërkuar që pyetjet mbi Pablon të mos vazhdonin, pasi prishnin sekretin hetimor të nisur nga akuza ndaj tij. Po ashtu u bë publik dhe fakti që ky shtetas me pseudonimin “Pablo” prej dy vitesh është në kërkim, por ende s’është arrestuar.
Ibrahim Basha u vra në qershor 2015, ku pas të shtënave me armë në fshatin Lazarat efektivët e speciales u futën për të ndërhyrë, por aty ranë në breshërin e grupit kriminal, pjesë e të cilës ishin dhe vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko të arrestuar.
ma.me