Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka sfiduar ekipin e tij që të fitojë respektin në mesin e klubeve elitë të Europës, derisa sivjet synojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” janë pjesë e garës më të madhe europiane në shtatë sezonet e fundit. Katër herë ishin në fazën e eliminimit direkt ndërsa një herë arritën gjysmëfinalen.
Guardiola ka fituar dy herë “Championsin” me Barçën dhe mendon se City duhet të “rritet” nëse dëshiron që trofeu prestigjioz të jetë në Manchester.“Ne jemi Man City, duhet të fitojmë respektin tonë në Europë”, ka thënë spanjolli në konferencën për media, transmeton Koha.net.
“Nuk e di nëse mund të garojmë për të fituar tituj. Jemi në proces të rritjes. Mund të bëjmë më mirë sesa sezonin e kaluar, por nuk e di. Krejt varet nga niveli jonë. E di se sa e komplikuar është. Sezonin e kaluar nuk fituam një ndeshje si mysafirë”, ka shtuar Guardiola.
“Ka kualitet. Dallimi i vetëm prej Barcelonës dhe Bayern Munichut është se lojtarët e tyre kanë luajtur më shumë në Ligën e Kampionëve sesa lojtarët e Manchester Cityt. Prandaj nuk mund të jem i sigurt nëse do ta bëjmë këtë hap”. (b.an)