Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë natës nga policia italiane në Perugia, të cilët u kapën me sasi të konsiderueshme droge.
Sipas mediave vendase, shqiptarët janë kapur me 2 kilogramë kokainë. Ata u arrestuan nga policia gjatë kontrolleve për të goditur paligjshmërinë dhe shitjen e drogës.
Njëri prej shqiptarëve është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i dënuar. Megjithatë, policia nuk ka bërë të ditur emrat e tyre. Dy shqiptarët e arrestuar për kokainë akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesat respektive, policia italiane sekuestroi edhe shumën e parave prej 6990 Euro.
a.ç