Sulmuesi i Argjentinës, Mauro Icardi, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A dhe për këtë Interi po mendon t’i ofrojë kontratë të re 24 vjeçarit.
Lojtari nënshkroi kontratën e re vitin e kaluar dhe klauzola që i kishte vendosur Interi vlente vetëm për klubet e huaja.
Por, tani nëse një klub dëshiron sulmuesin argjentinas, duhet të paguajë 110 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për disa klube, duke parë çmendurinë që bëri PSG-ja me Neymarin 222 milionë euro dhe me Kylian Mbappe 180 milionë euro.
Megjithatë, “Premium Sport” raporton se agjentja e lojtarit, Wanda, që është edhe gruaja e argjentinasit, ka kërkuar që klauzola të jetë 200 milionë euro./a.m.