Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.
“Më datë 12.09.2018, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 15:30, ka ardhur një telefonatë për një aksident automobilistik të ndodhur në dalje të qytetit të Kavajës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: – Në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij,shtetasia Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motorr) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit”, raporton policia.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L.E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./a.m.