Drama e dhunës në familje nuk ka fund. Një fenomen që po sjell pasoja të rënda veçse fizike, edhe psikologjike për të dhunuarit por edhe për vetë dhunuesit. Një histori e trishtueshme është ajo e një familjeje nga Zejmeni i Lezhës. Burri dhunonte sistematikisht gruan e tij, por konflikti në familje solli edhe rëndimin psikologjik të tij aq sa tentoi të vrasë veten.
Bëhet fjalë për shtetasin F.K. 44-vjeç, i cili u transportua në spital me plagë nga një mjet prerës raporton JavaNews. Sipas policisë ky shtetas i kishte sjellë vetes dëmtime në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.
Ai tentoi t’i japë fund jetës në qelinë e burgut të Shënkollit në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas orës 2.00 të mëngjesit të sotëm raporton JavaNews. Ndaj tij gjykata kishte dhënë më herët masën e sigurisë “arrest me burg” për dhunë në familje si dhe “Shkaktimi i vetevrasjes”mbetur në tentativë.
Pak kohë më parë, ai u denoncua për dhunë në familje. Madje referuar hetimeve, 46-vjeçari kishte shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten, vepër e cila mbeti në tentativë./JavaNews/a.m.