Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se brenda këtij mandati do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit, si një qendër ekselence shërbimesh për qytetarët.
Gjatë prezantimit të sotëm në Kuvendin, Manastirliu theksoi se deri në vitin 2021 do të ndërtohen 8 struktura të reja shëndetësore në të gjithë vendin. “Brenda këtij mandati, ne partneritet publik-privat do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit, si një qendër ekselence shërbimesh për qytetarët. Deri në vitin 2021 do të ndërtohen 8 struktura të reja shëndetësore në të gjithë vendin”, tha ajo.
Më tej, ajo vuri në dukje se do të riorganizohet struktura e administrimit të shërbimeve sipas rajoneve si dhe do të rriten investimet në infrastrukturë. Po kështu , Manastirliu theksoi se do të fuqizohet edhe më shumë roli i mjekut të familje si dhe do të ketë program rindërtimi për spitalet rajonale ku ka mangësi. Përmirësimi i shërbimeve në shëndetësi dhe mbrojtja sociale do të jenë politikat e ministrisë”, përfundoi ajo.
a.ç