Mes të tjerash ajo falënderoi kryeministrin Rama për faktin që i besoi dy shkodranëve detyrë të rëndësishme në kabinetin qeveritar, asaj dhe ministrit Ditmir Bushati. Po ashtu, Mesi theksoi se të shumtë kanë qenë edhe demokratët që e kanë uruar atë për detyrën e re.
“Jam rishtare në këtë sallë, por nuk besoj se jam naive që këtu mos të kenë Shqipërinë si busull orientuese. Kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar, i ka besuar dy të zgjedhjeve dy shkodranë. Për Shkodrën dhe Shqipërinë, që i besuan Partisë Socialiste dhe Ramës, reformat. Zotimi ynë madhor, është që të çojmë para reformat. Reformimi i sistemit rrënjësor dhe është pranuar me sukses në mënyrë që ky mandat të sjellë lehtësim të ndjeshëm për qytetarët. Eliminimi apo reduktimi i lejeve, licencave, dokumenteve do të mundësojnë lehtësim të madh për qytetarët. Do ul ndjeshëm nivelin e korrupsionit dhe do rrisë transparencën. Administrata si një aset i vyer, vlerat e të cilit do të rritet në sytë e publikut. Kemi një pjesë dhe jo të vogël të asaj administrate të shëndetshëm që meriton vlerësim nga qeveria. Qeveria do të vazhdojë me një bosht të koalicionit të madh me qytetarët. Edhe demokratët më kanë uruar dhe mbështetur në detyrën e re”, tha zëvendëskryeministrja.
ma.me