Chelsea raportohet se do të arrijë marrëveshje me Atletico Madridin për sulmuesin Diego Costa këtë javë.
Sipas raportimeve të fundit, klubi i Premier Ligës po dëshiron që të përfundojë problemet me Costan sa më shpejtë dhe janë të gatshëm të diskutojnë marrëveshjen me Atleticon, që lojtarin ta transferojë drejt Madridit në janar.
Spanjolli ka refuzuar të kthehet në Londër duke kaluar gjithë verën në Brazil, pasi Antonio Conte vendosi të mos e përfshinte në skuadër. Besohet se Atletico do të paguajë gati 60 milionë euro për Costan, përgatiti Koha. (b.an)