Një vajzë 13-vjeçare që ka humbur jetën nga një sëmundje e trurit ka thyer rekord, duke shpëtuar 8 njerëz me dhurimin e organeve. Jemima Layzell vdiq në 2012 dhe dhuroi zemrën, pankreasin, mushkëritë, veshkat, zorrën e vogël dhe mëlçinë.
Prindërit e saj thanë se ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dashur, prandaj do ishte krenare për këtë gjë. Sipas BBC, asnjë dhurues tjetër nuk ka ndihmuar kaq shumë njerëz. Jemima u ndje keq, ndërsa po bënte përgatitjet e festës së ditëlindjes të nënës së saj dhe vdiq pas 4 ditësh në spitalin e fëmijëve në Bristol.
Zemra, zorra e vogël dhe pankreasi ndihmuan tre persona, ndërsa veshkat i morën dy të tjerë. Mëlçia u nda në dy pjesë për dy persona dhe mushkëritë u transplatuan në një pacient. 5 prej tyre ishin fëmijë. Në rastet normale, dhurohen 2-6 organe, por ky rast ishte tërësisht i veçantë. /b.d