Kryeministri Edi Rama po i përgjigjet 19 pyetjeve të LSI, përpara votimit të programit qeverisës në Kuvend. Rama u ndal tek arsimi, bujqësia dhe shëndetësia.
Por ndërsa kryeministri është duke folur, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është larguar nga salla, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur fare.
PD nuk depozitoi pyetje për kryeministrin, pasi sipas saj eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debati është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale.
ma.me