Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të hartuara nga grupi parlamentar i LSI, ka bërë të ditur faktin se brenda mandatit 4 vjeçar të qeverisë, pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten deri në 40%. Po ashtu, kreu i qeverisë bëri të ditur se të gjithë mjekët të cilët do të punojnë jashtë Tiranës nëpër spitalet rajonale dhe ato bashkiake, paga do të shkojë thuajse aq sa paguhen mjekët në Itali.
“Do të mbështesim mësuesit dhe infermierët duke ju rritur pagat deri në 40% brenda këtij mandati. Ka një skemë të re për të nxitur mjekët që të punojnë pranë spitaleve rajonale jashtë Tiranës. Një pagë e përafërt me atë të mjekëve në Itali. Në 4 vite do të dyfishohet sipërfaqja e tokës së ujitshme”, ka deklaruar Rama.