Një efektiv i Policisë Ushtarake dyshonte se i kishin vendosur eksploziv në mjetin e tij tip Benz. Ai konstatoi diçka të dyshimtë poshtë mjetit dhe ka dalë menjëherë jashtë duke njoftuar policinë.
Nga verifikimi pareaprak i kryer nga forcat xheniere, rezulton se nuk kemi të bëjmë me lënë plasëse.
Gjithsesi, mjeti po i nënshtrohet një kontroli të imtësishëm për të vërtetuar se çfarë ishte sendi i dyshimtë. Pronari i mjetit e kishte blerë atë vetëm dy ditë më parë. Raportohet se objekti i dyshimtë u konstatua kur mjeti ndodhej në një servis për kontroll teknik./a.m.