Operacionet e sigurisë ndaj myslimanëve të etnisë rohingya në Myanmar duken sikur libër shembull për spastrim etnik, ka thënë sot shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein.
Al-Hussein i ka bërë thirrje qeverisë së Myanmar t’i japë fund operacionit të vet ushtarak e mizor ndaj myslimanëve.
Rreth 294.000 myslimanë rohingya kanë ikur në Bangladesh qëkur shpërtheu dhuna në shtetin Rakhine muajin e kaluar.
Një sulm nga militantët rohingya më 25 gusht çoi në atë që ushtria e Myanmar e cilëson si kundër ofensivë ndaj kryengritësve.
a.ç