Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Lideri demokrat uron edhe mësuesit, të cilët i konsideron punëtorë të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.
“Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja.
Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre.
Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit” shprehet Basha.
Janë rreth 495 mijë nxënës që sot do të nisin mësimin nga të cilët rreth 33 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
a.ç