Kryeministri Edi Rama i ka uruar “mirëmëngjes” shqiptarët me një raport nga Forumi Ekonomik Botëror.
Ai shkruan se në këtë raport të fundit Shqipëria ka bërë përmirësime në renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera.
“Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport,” shkruan Rama
Postimi i plotë
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera. Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport”
a.ç